E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrovic: Serbët të dalin në zgjedhjet e 15 nëntorit

UASHINGTON- Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale Slobodan Petrovic, u bën thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet e 15 nëntorit në Kosovë, sepse, sipas tij, nuk kanë alternativë.
Megjithëse pohon se kushtet nuk janë çfarë duhet të jenë, Petrovic nënvizon se me bojkot serbët nuk do t'i përmirësojnë ato.

"Ajo që para së gjithash për ne është motiv më i madh për të marrë pjesë në zgjedhje është interesi i popullit tonë, i cili jeton këtu dhe kjo është diçka që me siguri është e lidhur jo vetëm për të ardhmen, por edhe për mbetjen e serbëve në këto hapësira", tha Petrovic për "Zërin e Amerikës".

Ndërkaq për komunën e Shtërpcës Petrovic konsideron se është shumë e rëndësishme për sebët dhe është prioritet për formimin e një vetëqeverisjeje të shëndetshme lokale. Por, sipas tij, në komuën e Shtërpcës ka një problem shtesë, sepse për këtë komunë kanë kandiduar 5 parti nga radhët e shqiptarëve. "Do të ishte shumë e pakëndshme nëse në atë komunë prefekt do të ishtë një shqiptar, sepse kemi përvojën se kjo do të largonte dhe do të shkurajonte komunitetin serb në atë hapësirë", thotë Petrovic.
(s.g/QIK/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›