E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e kufijve. Beogradi notë proteste Maqedonisë

BEOGRAD- Ministri i Jashëm serb Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi i ka dërguar një notë të ashpër proteste autoriteteve maqedonase për marrëveshjen mbi demarkacionin e kufijve me Kosovën e cila është mbyllur me Prishtinën.

“E ashtuquajtura marëveshje e kufijve është rezultat i një vendimi arbitrar i institucioneve të Prishtinës e qeverisë së Shkupit, e cila është absolutisht e papranueshme për ne”- ka thënë Jeremic në një intervistë që do të dalë nesër në të përditshmen serbe Vecernje Novosti. Pjesë nga kjo intervistë janë publikuar nga agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Serbia ka reaguar ashpër ndaj kësaj marrëveshjeje që në momentin kur u deklarua se akordi ishte arritur.

“Qeveria e Shkupit- ka shtuar ministri i Jashtëm serb- është informuar se Beogradi po shikon mundësinë e marrjes së hapave të mëtejshëm.
Sipas medias së sotme kosovare ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Kosovës, Antonio Miloshoski s Skender Hyseni do të hapin ambasadat javën e ardhme duke firmosur njëkohësisht dhe një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›