E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic falënderon vendet që s'kanënjohur Kosovën

LIME-Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, i ka falënderuar dje vendet e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ka kërkuar nga ato që ta mbajnë këtë qëndrim.

Duke folur në tubimin vjetor të këtyre vendeve në kryeqytetin Lima të Perusë, ai pos tjerash theksoi se
“Kurrë nuk do ta pranojmë finalen e imponuar, synim i së cilës është refuzimi i të drejtave tona sovrane në Kosovë”, tha ministri Jeremic dhe shtoi se “kjo nuk është as e drejtë, as legjitime, as e qëndrueshme”.

Raportohet se ai mëtutje theksoi se mundësia e arritjes së kompromisit historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, do të rritet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›