Portreti i Bamir Topit nis të sfumohet nga Berisha
Share
Gazeta Shqip ka bërë një vëzhgim nëpër institucionet e shtetit shqiptar dhe ka vënë re se portreti i presidentit Bamir Topi ka nisur të zhduket nga zyrat, ose të sfumohet nga ai i kryeministrit Sali Berisha. Në disa raste portreti i Topit është hequr fare, në raste të tjera është ulur poshtë që të mos bjerë në sy. Ndërsa në rastet ekstreme përkrah tij qëndron portreti i Berishës, ose Topi është hequr fare dhe në vend të tij është thjesht Berisha.