E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia bashkohet me BE-në kundër Iranit

Zyrtarët australian do të ndjekin shembullin e BE-së, duke deklaruar se dhe vendi i tyre do të vendos sanksione ndaj importeve të naftës nga Irani. Njoftimi është bërë nga ministri i Jashtëm australian, Kevin Rud, gjatë vizitës që po zhvillon në Londër.

Bashkimi Evropian, të hënën, ka rënë dakord për ndalim të menjëhershëm të kontratave të reja për importe të naftës nga Irani, ndërsa ka thënë se kontratat ekzistuese me Republikën Islamike do të vazhdojnë deri më 1 korrik.

Ky vendim vjen në mesin e presionit ndërkombëtar kundër Teheranit, për t`iu kthyer bisedimeve për aktivitetin e tij bërthamor. Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani ka për qëllim krijimin e armëve atomike, akuza këto që hidhen poshtë nga autoritetet iraniane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›