E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Askush nuk më ka larguar, por as më ka ftuar në PS

Share

Fatos Nano ka konfirmuar atë që kishte deklaruar një ditë më parë vetë kryetari i PS, Edi Rama, se atë nuk e ka larguar askush nga PS, sikundër nuk e ka rikthyer askush. Duke folur për Panoraman, Nano tha se është e vërtetë që nuk e ka larguar askush, dhe po ashtu as nuk e ka ftuar askush.

Pas lajmit se në Asamblenë Kombëtare të PS, Fatos Nano ishte deleguar për Tiranën, mediat nxituan të paraqesin këtë si afrim të Ramës me ish- kreun e PS. Por Rama sqaroi në një shkrim se ky nuk është rikthim i Nanos. Kanë vrapuar edhe të lajmërojnë me të madhe “rikthimin” e Fatos Nanos në PS. Edhe ky një lajm i prodhuar jashtë kontekstit. Fatos Nano si gjithë ata përfaqësues të PS që kanë pasur detyra të larta shtetërore, për shembull Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS është anëtar ex officio i Asamblesë Kombëtare. Si i tillë ka qenë gjithnjë në listën e delegimeve në bazën e partisë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Pra zyrtarisht, de jure, s’e ka larguar kush më parë dhe as e ka rikthyer kush dje. Tjetër gjë si kanë rrjedhur gjërat e çka zgjedhur të bëjë ai vetë de facto në gjithë këto vite duke u distancuar larg nga PS-ja, po kjo s’ka të bëjë gjëkundi me mbledhjen e djeshme, deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›