Dita e Novruzit, Topi mesazh urimi kryegjyshates
TIRANE- Me rastin e Ditës së Novruzit, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, në të cilin shpreh urimet më të mira me rastin e Festës së Sulltan Novruzit:
“Me rastin e Festës së shenjtë të Sulltan Novruzit ju shpreh ju dhe, përmes jush të gjithë besimtarëve bektashinj shqiptarë kudo ndodhen, urimet e mia më të përzemërta për ditë të mbara plot shëndet, begati dhe mirësi!”-shkruan në mesazh presidenti Topi. Mesazhi është publikuar në faqen online të presidencës.
“Në këtë fillim pranvere, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit tek vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen. Edhe në këtë ditë, të gjithë shqiptarët janë bashkë për të kremtuar, e për t’i shprehur njëri-tjetrit urimet më të ngrohta dhe mesazhet e paqes, të dashurisë, të mirëkuptimit dhe të harmonisë, po ashtu të besimit tek mirësia dhe tek dashuria njerëzore.”- vazhdon mesazhi i cili mbyllet me urimin Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!”
(s.g/balkanWeb)