Presidenti Bullgar Parvanov vizitë në Tiranë
Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov,mbërriti për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bamir Topi. Parvanov mbërriti në orën 10:00 në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza' në Tiranë dhe më pas u nis për në Pallatin e Brigadave, ku pas një takimi kokë më kokë mes dy autoriteteve të larta, është planifikuar dhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Në ditën e parë të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti bullgar do të pritet në takime nga Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Sipas axhendës, në ditën e dytë të vizitës, Parvanov do të zhvillojë homazhe në monumentin "Nënë Shqipëri", ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Beratit, ku do të takohet me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti. Gjatë qëndrimit në Berat, Presidenti bullgar do të vizitojë dhe kalanë e qytetit muze, i cili pak muaj më parë ka fituar statusin pasuri botërore e UNESKO-s. Pas kësaj vizite, Parvanov do të largohet nga Shqipëria