Protestë e qetë në Prishtinë
Prishtinë - Është zhvilluar e qetë protesta masive sot në Prishtinë. Mëse 20 organizata jofitimprurëse u organizuan për të protestuar kundër planit gjshtëpikësh të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e që më pas u miratuar nga organizata, pavarësisht kundërshtimeve të Prishtinës zyrtare.
Marshimi ka nisur nga Biblioteka Kombëtare dhe ka vazhduar deri tek selia e UNMIK-t, ku drejtuesit e protestës kanë bërë thirrje për bashkim kundër planit Moon. Ata kanë hedhur slogane të ndryshme si parulla “EULEX-UNMIK merri plaçkat edhe ik”, “Ik n’Serbi Lamberto Zannieroviq”, “Kundër 6 pikave për sovranitet”, “Hashimi? - edhe i bukur edhe tradhtar”, “Fatmir as fat as i mirë”, “Skënder, le krejt” etj.
Ndërkohë, drejtuesit e protestës kanë shprehur pakënaqësitë edhe ndaj lidershipit kosovar duke i vlerësuar ata si jo të aftë për tu përballur me situatën. Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë krahasime midis kundërshtimit që udhëheqësit vendorë i kanë bërë gjashtëpikëshit dhe atij të bërë nga shoqëria civile, tha se protesta është një kundërshtim parimor. "Dokumentet janë ato që kanë rëndësi dhe jo deklaratat e politikanëve", ka thënë Kurti, duke akuzuar udhëheqësit e institucioneve vendore për, siç tha, gënjeshtra. Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.