Gjukanoviç: Deri në fund të vitit, marrëveshje me BE-në
Podgoricë - Podgorica zyrtare shpreson që para fundvitit të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të siguruar statusin e kandidatit për në këtë organizatë. Ka qenë kryeministri malazez Milo Gjukanoviç i cili ka deklaruar se shenjat e disa shteteve perëndimore janë pozitive lidhur me këtë proces. Ai shprehu besimin se bisedimet që do të mbajë këtë muaj me Francën që është kryetare e radhës e BE së do t'i hapë rrugën kërkesës zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më 1 janar Çekia merr kryesinë e radhës së organizatës.