Jeremiç, në Afrikë për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, do të nisë sot një turne një javor në disa vende të Afrikës për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jermiç ka deklaruar për gazetarët se do të vizitojë Nigerinë, Gabonin, Kongon dhe Kenian "për të zhvilluar "bisedime politike" për situatën në Kosovë.
"Në këtë moment po ushtrohet presion i madh mbi vendet e Afrikës për ta njohur Kosovën. Shumica e vendeve afrikane nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Është shumë me rëndësi që të mos ndodhë ndryshimi i qëndrimit të atyre vendeve", është shprehur Jeremiç para se të niste udhëtimin.