Hagë/Caktohet një avokat anglez për Karaxhiç
Gjykata e Hagës ka caktuar një avokat anglez për të mbrojtur ish-liderin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, i akuzuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave avokati Richard Harvey u caktua pas vendimit të Karaxhiç për të bojkotuar seancat në ngarkim të tij.
Por burime të afërta me të pandehurin deklarojnë se ai nuk dëshiron të bashkëpunojë me avokatin Harvey.
Procesi ndaj Karaxhiç pritet të rinisë në mars të vitit të ardhshëm, pas vendimit të trupit gjykues p%r shtyrjen e tij.