Maqedoni, mbërrijnë vaksinat e para, edhe 22 të infektuar
SHKUP- Në Maqedoni kanë mbërritur pesë mijë dozat e para të vaksinës kundër virusit AH1N1 dhe se ato do të shfrytëzohen për vaksinimin e mjekëve dhe stafit të Klinikës Infektive në Shkup, dhe pjesa tjetër për personelet e tjera mjekësore në mbarë vendin, duke përfshirë këtu edhe ministrin Bujar Osmani, i cili ka thënë se do të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit.
Ministri Osmani ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme pritet të mbërrijë kontigjenti i ri i dozave të vaksinave. Ai ka shtuar se qytetarët duhet t`i përgjigjen ftesës për vaksinim sepse nuk ka nevojë sipas tij, për shqetësime apo frikë. Nga Klinika Infektive dje kanë njoftuar edhe për 22 raste të reja të personave të infektuar nga virusi AH1N1. Numri i deritanishëm i të infektuarëve shkon rreth 400 veta, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit u regjistrua edhe viktima e parë nga ky virus.
(m.a/ina/BalkanWeb)