E Diel, 1 Nëntor 2026

16 të vrarë pas një sulmi vetëvrasës në Afganistan

Një sulmues vetëvrasës, i cili po lëvizte me motoçikletë, ka vrarë sot së paku 16 persona, përfshirë këtu edhe dy fëmijë dhe një polic, ndërsa ka plagosur 23 të tjerë, pasi që hodhi vetën në ajër në një qytet në perëndim të Afganistanit.

Guvernatori provincial, Rohul Amin, theksoi se sulmi ka ndodhur rreth 50 metra larg rezidencës së tij në qytetin Farah.

Shefi i policisë, gjenerali Mohammad Askar, theksoi se policia kishte tentuar të ndalë sulmuesin, para se ai të hidhte vetën në ajër dhe shtoi se mbeti e paqartë se kënd e kishte vënë ai në shënjestër.

Amin theksoi se së paku 16 persona janë vrarë, përfshirë këtu edhe dy fëmijë. Mjeku në spitalin e Farahut, Shir Asas, theksoi se në mesin e të plagosurve janë edhe disa fëmijë tjerë.

Gjatë këtyre ditëve, talebanët janë duke shkaktuar dëme të mëdha, pasi që forcat ndërkombëtare dhe ato afgane janë duke vazhduar operacionin kundër kryengritësve në rajon, theksoi Askar.

Dhuna më e re shpërtheu vetëm një ditë pasi që presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, pas inaugurimit për mandatin e tij të dytë si president, theksoi se pajtimi me kryengritësit është prioritet në agjendën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›