Feith: Partitë duhet të qartësojnë pozicionet e tyre
Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë Piter Feith ka kërkuar të premten nga liderët politikë në Kosovë që të respektojnë aktin më të lartë juridik të vendit gjatë marrjes së vendimeve të tyre.
Në orët e paradites, para deklarimeve të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Feith ka thënë se partitë duhet të qartësojnë pozicionet e tyre.
"Ne jemi duke i përcjell këto zhvillime me interesim të madh. Qeveria, partitë politike dhe politikanët duhet që së shpejti të dalin me një qëndrim. Mendoj se unë vetëm mund të them se është me rëndësi që dispozitat e kushtetutës të respektohen plotësisht", tha Feith.
" Këto gjëra mund të ndodhin, kjo është demokracia, pra kjo varet nga liderët politikë për të gjetur një rrugëdalje, tha Feith duke shtuar se faktorët ndërkombëtarë kanë mirëpritur ditë më parë ecurinë e procesit të zgjedhjeve të 15 nëntorit dhe e kanë vlerësuar si demokratike ecurinë e tij.