Jeremiq: Serbia nuk pajtohet me humbjen e Kosovës
“Prishtina nuk po tregon asnjë interesim lidhur me kërkimin për zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës”, tha Jeremiq për të përditshmen Blic.
Më tej, ai theksoi se “nuk pret që Kosova të ketë gatishmëri për bisedime, derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta paraqesë opinionin e saj” dhe shtoi se beson se “pas kësaj ata nuk do të kenë zgjedhje”.
Këto deklarata të ministrit të Jashtëm serb vjen në një kohë kur ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner vizitoi Serbinë me mesazhin se ajo duhet të pajtohet me humbjen e Kosovës dhe të fillojë zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.