Pranga dy shtetasve, iu gjetën armë dhe municione
Operacioni i koduar “Qerreti II”, përfundoi me arrestimin e shtetasi Arif Banush Zelo, 52 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, i proceduar disa herë më parë për veprën penale të “Vjedhjes” si dhe të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe Ermir Sefedin Dalipaj, 32 vjeç, banues në Dushk Lushnjë.
Këto shtetas u kapën në flagrancë në segmentit nacional në afërsi të fshatit Qerret në Kavajë, gjatë momenteve të qarkullimit me automjetin tip Benz, me targa LU 0692 C, ku pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e tyre, u bllokuan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të tipit pistoletë Zastava me 50 copë fishekë si dhe një selenciator.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesave të tyre iu gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provave materiale edhe dy pistoleta të tjera model 27 dhe zastava model 70’ si dhe një armë zjarri automatik me 50 fishekë të tjerë pistolete. Në sajë të hetimeve, u konkludua se shtetasit e lartpërmendur, armët i siguronin duke i blerë në Malin e Zi, më pas duke kaluar në mënyrë ilegale përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit, me qëllim tregtimin në Shqipëri të armëve e municioneve, dhe përfitimin monetar të tyre.