Vendorët socialistë paralajmërojnë protesta
“Ne do të fillojmë protestat dhe nuk do t’i ndalojmë deri në momentin kur qeveria të kuptojë se çmimet e rritura dhe faturat e rënduara të qytetarëve nuk mund të plotësojnë arkën bosh të qeverisë”, tha kreu Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Vendore Socialiste dhe njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi.
Ai shtoi se "takimi i sotëm erdhi pas situatës së rënduar ku ndodhen bashkitë dhe komunat tona si pasojë e politikave antiligjore të qeverisë, e cila krizën financiare të saj përpiqet ta kalojë në buxhetet e bashkive dhe komunave tona".