Prokuroria kundër Bares për gjykim të shkurtuar
Sipas prokurorisë, një kërkesë e tij nuk mund të miratohet, pasi nga ana e të pandehurit është kërkuar pavlefshmëria e akteve proceduriale të Prokurorisë, kërkesë kjo që është rrëzuar disa ditë më parë nga Gjykata.
Lidhur me kërkesën e Aldo Bares, Gjykata e Krimeve të Rënda do të shprehet me anë të një vendimi në seancën e ardhshme. Procedura e gjyqit të shkurtuar zbatohet në rastet kur, i pandehuri pranon aktet e prokurorisë ndërkohë që nëpërmjet saj, ai, sipas ligjit, mund të përfitojë uljen me një të tretën të masës së dënimit nëse shpallet fajtor nga Gjykata. Aldo Bare, ose Alfred Shkurti akuzohet si drejtues i ish -"Bandës së Lushnjes" mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda, të kryera vite më parë në Shqipëri.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për disa vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj. Aldo Bare u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar prej disa vitesh, pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.