E Diel, 1 Nëntor 2026

"Faturat", Kreu i OSSH: Nëse ka abuzime, kompensime

Haisek thotë se OSSH-ja do të bëjë vlerësime për të gjitha rastet dhe nëse do të vërtetohen shkelja atëherë kompania do të kompensojë konsumatorët.

"Mund të ketë pasur raste të tilla abuzimi, dhe kanë ardhur nga gabimi njerëzor. Faturistët që kanë gabuar janë pushuar nga puna dhe kjo do të ndodhë edhe për rastet e tjera ku mund të vërehen abuzime”, theksoi Haisek.

Sipas tij, nëse vërtetohen shkelje, kompensimi do të bëhet muajin pasardhës. “CEZ nuk bën lojëra politike. Sistemi i faturimit është shumë i vjetruar dhe për pasojë mund të ketë edhe gabime”, u shpreh kreu i OSSH-së.

Ai ka ritheksuar edhe një herë domosdoshmërinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për të kompensuar energjinë elektrike. “Rritja e energjisë është një kurs për të shtuar investimet në rrjetin e sistemit energjetik, pasi sistemi është i vjetruar dhe duhet yëvendësuar me një sistem sa më bashkëkohor. Rritja e energjisë do të bëhet për të mbuluar humbjet dhe për të furnizuar vendin me energji”, deklaroi Haisek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›