E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiq: Serbia s’heq dorë nga rezoluta 1244

Nuk ka pajtueshmëri për formula rreth përfaqësimit të Prishtinës në forumet rajonale, e të cilat nuk thirren në rezolutën e KS të OKB-së, 1244, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Në pyetjen nëse do t’i thuhet “Jo” kandidaturës, nëse heqja dorë nga rezoluta në fjalë bëhet kusht, Jeremiq ka thënë se Serbia nuk do t’i thotë “Jo” fshirjes së rezolutës 1244 nga referenca e përfaqësimit të Prishtinës.

“Nuk duhet as tani që paraprakisht të përgatitet festimi, por Serbia do të bëjë gjithçka që të arrijë deri të marrja e statusit të kandidatit. Përshtypja ime është që edhe Gjermania dëshiron rezultat pozitiv për kandidaturën e Serbisë”, ka thënë Jeremiq duke folur për takimin me shefin e diplomacisë gjermane, Guido Vestervele.

“Jemi në konsultime, do të takohemi edhe në Mynhen, ndërsa është e mundur të takohemi edhe gjatë shkurtit, që para vendimit të Këshillit të ministrave, më 28 shkurt, të eliminojmë të gjitha paqartësitë”, ka thënë Jeremiq.

Sipas tij, përfaqësimi rajonal i Prishtinës zgjidhet me dialog, ndërsa për sa i përket bashkëpunimit me EULEX-in, kurrë nuk është vënë në pikëpyetje gatishmëria e Beogradit që të bashkëpunojë me të, në kuadër të rezolutës 1244.

“A do të jetë e mundur që Serbia të përmbush të gjitha kushtet për marrjen e kandidaturës do të dihet në javët e ardhshme”, ka thënë Jeremiq duke shtuar se për këtë janë të angazhuar njerëz në nivelin teknik, politik dhe atë shtetëror.

“Suksesi është i mundur, por larg, si i garantuar”, ka thënë Jeremiq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›