E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet gjatë ditës së sotme në një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të miratohet rezoluta, sipas së cilës Kuvendi do të marr të gjitha obligimet për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën.

Seanca në fjalë mbahet me kërkesë të Partisë Demokratike e Kosovës dhe me mbështetjen e grupeve tjera parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Subjekti politik i kryeministrit aktual Hashim Thaçi ka hartuar një rezolutë tetëpikëshe përmes së cilës synon t’i bëjë hisedarë të gjitha partitë në përmbylljen e këtij procesi.

E, kjo hise, në radhë të parë, nënkupton që të gjitha partitë do të ndihmojnë përmbylljen e detyrimeve ligjore që dalin nga ky proces; siç janë ndryshimet kushtetuese dhe miratimi i ligjeve që dalin nga Pakoja e Presidentit Martti Ahtisari.

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes nuk e ka përkrahur kërkesën për këtë rezolutë, pasi që ky grup konsideron nuk janë specifikuar qartë obligimet e kësaj rezolute, sidomos në marrjen e obligimeve për miratimin e ligjeve sipas frymës së Pakos Ahtisari.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›