E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jerusalemi kyç për paqen në Lindjen e Mesme

Në negociatat paqësore për Lindjen e Mesme duhet të përfshihet edhe qyteti i kontestuar i Jerusalemit, ka deklaruar sot Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, pas takimimit që pati në Kajro me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarakun.

Nuk ka asnjë dyshim se gjatë lëvizjes në drejtim të shtetit, i cili pasqyron aspiratat dhe të drejtat e popullit palestinez, duhet të përfshihen të gjitha çështjet, të cilat janë diskutuar dhe përmendur nga presidenti, Barack Obama, pra duhet të përfshihet edhe çështja e Jerusalemit. Dëshirojmë të sigurohemi se do të kemi një shtet të vërtetë, me sovranitet të vërtetë, tha Clinton, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Abul Gheitin.

Clinton u takua me Mubarakun, pasi që nxiti një stuhi me lavdërimin e planit të Izraelit, për të kufizuar aktivitetet nëpër kolonitë hebrenje.
Ajo theksoi se këto koloni janë jolegjitime, por sërish e cilësoi si të paprecedent planin e Izraelit.

Politika janë sa i përket aktiviteteve nëpër koloni nuk ka ndryshuar. Ne nuk e pranojmë legjitimitetin e tyre, tha Clinton, duke shtuar se oferta e Izraelit, e cila parasheh zgjerimin e kufizuar të kolonive, nuk është një gjë që preferohet nga SHBA-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›