Mbi 700 të lënduar si pasojë e një tërmeti në Iran
Një tërmet ka goditur sot një qytet bregdetar në jug të Iranit, duke lënduar së paku 700 persona dhe duke ndërprerë furnizimin me rrymë dhe lidhjet telefonike, ka njoftuar një agjenci shtetërore e lajmeve.
Agjencia IRNA theksoi se 100 persona të lënduar janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa të lënduarit tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.
Tërmeti me një fuqi prej 4.9 shkallë të Rihterit goditi qytetin e Bandarit në orët e para të mëngjesit, duke nxitur banorët që të dalin nga vendbanimet e tyre nëpër rrugë. Bandari është seli e një rafinerie të madhe të naftës, e cila i shërben kryesisht tregut të brendshëm.
IRNA theksoi se nuk ka njoftime për të vdekur si pasojë e tërmetit, epiqendra e të cilit ishte rreth 1367 kilometra në jug të Teheranit.
Tërmeti i fundit shkatërrimtar në Iran u regjistrua në vitin 2003, kur mbi 26 mijë persona humbën jetën, si pasojë e tërmetit me fuqi prej 6.6 shkallë të Rihterit, i cili goditi qytetin historik të Bamit, në juglindje të Iranit.