E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta came kreu i PDIU Shpetim Idrizi leter te hapur mediave

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u është drejtuar sot mediave shqiptare me një letër të hapur duke kërkuar një trajtim të vetë thelbit të rezolutës çame. Në letrën e tij Idrizi ka nënvizuar faktin se kjo rezolutë nuk është tekst i një partie, i një koalicioni partish, i të gjithë partive, por i të gjithë popullit dhe kombit shqiptar. Kjo për vetë faktin se sipas tij, rezoluta është një betejë për dinjitet dhe barazi e mbarë kombit shqiptar. 
Për këtë arsye PDIU dhe propozuesit e saj kërkojnë që gjatë trajtimit që media i bën kësaj rezolutës të përqendrohen në historinë që përmban ajo brenda, tek diplomaci, pasi diplomacia është tërheqëse mediatikisht. Njëkohësisht, sipas Idrizit, aty brenda ka ligj, ka politikë, ka marrëdhënie ndërkombëtare, ka ekonomi, pra ka shumëçka, që kapërcen atë çka janë vetë propozuesit e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›