E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linjat urbane, qytetaret kunder rritjes se cmimit

Pas kerkeses qe Shoqata Kombetare e Transportit ka bere per te rritur cmimin e biletave, qytetaret shprehen te pakenaqur, edhe po te rritet cilesia e sherbimit ata perseri nuk do te pranonin.

Disa prej tyre thone se ne rastin e rritjes se cmimit nuk do te mundin me qe te kryejne udhetimin me linja urbane. Shume te tjere shprehen se nuk ka arsye qe te rritet bileta dhe aboneja, pasi cmimet e karburanteve ne krahasim me sezonin e veres kane rene.

Keto dite, kjo shoqate ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise akuzoi edhe qytetaret si abuzues ne biletari apo ne raste te tjera edhe mashtrues qe nuk paguajne tarifen. Kushtet e sherbimit urban lene shume per te deshiruar, por edhe cmimi nuk mund te perballohet nga shume familje qe jane buxhetore dhe kane te ardhura te pakta.

Por vec ketyre edhe subvencionet e shtetit ndaj operatoreve private nuk figurojne fare. Kunder rritjes se cmimit te biletave te urbaneve eshte deklaruar dje edhe ZMK.


Sipas tyre, qytetaret e Tiranes duhet te kerkojne nga institucionet qeveritare uljen e cmimit te biletave, sepse tashme eshte ne ulje te vazhdueshme edhe cmimi i karburantit te autobuseve, sepse preteksti qe perdori Bashkia Tirane per rritjen e cmimit te biletave ishte pikerisht rritja e vazhdueshme e cmimit te naftes gjate 2008. ZMK deklaron se "kjo eshte loja e re e rritjes se cmimit te biletave te autobuseve".



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›