E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton cmimet e tokes për 12 qarqe

Qeveria vendos përfundimisht cmimet e tokës për cdo metër katror në 12 qarqet e vendit.

Me gjithë kontestimin e vazhdueshëm të ish-pronarëve për rritjen e cmimit, apo për uljen e tyre aty ku cmimi është rritur artificialisht, Këshilli i Ministrave ka vulosur cmimet e vlerësimit të një metër katror truall në cdo qark të vendit, duke mos ndryshuar asnjë presje nga vendimi i mëparshëm në shkurt të 2008-ës për cmimet e trojeve në çdo qark.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar harta përfundimtare e vlerës së tokave, si truall, tokë bujqësore, sipërfaqet e livadheve, sipërfaqet pyjore, tokat në zonat rurale dhe ato urbane.

Cmimet e tokave

Në qytetin e Elbasanit, çmimi më i lartë i tokës është 16176 lekë për metër katror, në zonën e Librazhdit dhe më i ulëti është në Belsh me 2980 lekë për m/2. Në Fier, çmimi maksimal është 3593 lekë për m/2 dhe ai minimal është 1843 lekë për m/2.

Për Qarkun e Durrësit, çmimi më i lartë është në Shijak me 3561 lekë për m/2 dhe më i ulëti është në Manëz me 786 lekë për m/2.

Ndryshime kanë pësuar edhe çmimet e tokës në Vlorë, ku në Dhërmi një metër katror kap vlerën e 2281 lekëve, në Palasë shkon deri në 1729 lekë, në Orikum shkon në 17 867 lekë, në Radhimë është 2143 lekë. Në zonat e tjera turistike si Ksamil, shuma e një metër katrori shkon në 3686 lekë dhe në Zvërnec është 1617 lekë.

Çmimet për Tiranën

Për Qarkun e Tiranës, në Zallherr, çmimi maksimal i truallit është 1641 lekë për m/2, në Prezë është 2065 lekë për m/2, në Komunën Vaqarr është 2367 lekë për m/2, në Arbanë 2216 lekë për m/2.

Çmimi më i lartë në Komunën e Tiranës është në Kamëz, ku një metër katror kushton 2834 lekë. Në Yzberisht është 2576 lekë për m/2, në Pezë është 2095 lekë për m/2 dhe në Ndroq çmimi i një metër katrori shkon në 1914 lekë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›