Jesus Luz, modeli preferon gratë e moshuara
Jesus Luz, i cili aktualisht ka një lidhje me yllin e popit, Madonën, ka thënë se ai gjithmonë ka pëlqyer të dalë me femra të moshuara. Luz thotë se ai kurrë nuk ka mundur të gjejë përshtatje me femrat e reja pasi ato kanë qenë të papjekura për të. “Kur kam qenë më i ri, më ka pëlqyer të dal me vajza njërën pas tjetrës, por kur u bëra më i rritur kisha nevojë për një femër të vërtetë. Gjithmonë më ka pëlqyer të kem një lidhje. Është vështirë të takosh një vajzë të re e cila është vërtet e pjekur. Për këtë arsye kam preferuar të frekuentoj femra më të mëdha në moshë”, ka thënë 23-vjeçari. Jesus prej muajsh ka një lidhje me Madonën, e cila nuk nguron të dalë në publik me 23-vjeçarin.
11 Mars 2010