E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, burri rreh barbarisht gruan e vajzen,

ELBASAN- Dhuna ne familje vazhdon te jete e pranishme ne shoqerine shqiptare. Rasti me i fundit, eshte shenuar mbremjen e djeshme ne qytetin e Elbasanit. Kryefamiljari ka rrahur per shkaqe ende te panjohura, gruan dhe vajzen e tij 18-vjecare. Ngjarja ndodhi ne banesen e 48-vjecarit Kostandin Skenderi, ne lagjen "Shen Koll". Pas nje grindje brenda ne familje, burri ka nisur te rrahe barbarisht vajzen e tij 18-vjecare Eleonora dhe gruan e tij 38 vjece, Pranveren. Sherri eshte degjuar nga fqinjet, te cilet kane mundur te lajmerojne policine, per ate cka po ndodhte ne banesen e tyre. Policia ka mberritur ne vendin e lajmeruar dhe ka pare sesi burri po ushtronte dhune ndaj dy femrave te familjes. Blute e qytetit kane arrestuar ne flagrance 48-vjecarin, ndersa nene e bije jane transportuar ne spitalin e qytetit, pas plageve te marra ne trup. Burime spitalore bene te ditur se ato ndodhen ne gjendje te rende. Pas permiresimit te shendetit te tyre dhe marrjes ne pyetje te kryefamiljarit dhunues, pritet te zbardhen edhe shkaqet e kesaj dhune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›