E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Regjistrimi dixhital i tokës, prioritet themelor për vendin

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi është takuar sot me drejtorët e hipotekave në shkallë vendi. Gjatë fjalës së tij Halimi ka theksuar se regjistrimi dixhital i tokës mbetet prioritet themelor për vendin, ndërsa ka përgëzuar zyrën e Tiranës për dixhitalizimin e arkivës. Po kështu ai ka shtuar se regjistrimi fillestar duhet të përfundojë brenda vitit, duke u bazuar kryesisht në projektin e Bankës Botërore dhe OSBE-së.
 

“Regjistrimi dixhital i tokës është prioritet themelor për vendin. Problemi me regjistrimin fillestar, duhet të përfundojë brenda vitit. Në këtë proces prioritet absolute do të jetë projekti i Bankës Botërore dhe OSBE për regjistrimin. Duhet të riformatohet skema e monitorimit të projekteve. Vonesat në përmbushjen e detyrave do të sjellë largimin e çdo përgjegjësi. Përgëzoj zyrën e Tiranës për dixhitalizimin e arkivës. Ligji i ri për regjistrimin do të sjellë hapjen e one-stop shop për noterët në Tiranë”-tha ai.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›