E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqiptarët duhet të zgjedhin mes rilindjes ose rrënimit

NEW YORK- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim me studentë të Universitetit të New York-ut dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në ambientet e NYU në Manhattan, Edi Rama u ndal posaçërisht tek nevoja për ndryshim në Shqipëri dhe programi i PS për “Një Rilindje Shqiptare”.

Në fjalën e tij Rama nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të sjelljes së qeverisë dhe një ndryshim të cilësisë së qeverisjes.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të fokusohet më shumë mbi faktin se si njerëzit jetojnë nën këtë qeverisje dhe se si njerëzit mund të gjejnë rrugën e tyre, në bazë të kushteve që mund të garantojnë barazi përballë ligjit, që të mund të garantojnë mundësitë e tyre përballë sfidave të tyre dhe që gjithashtu të mund të garantojë që secili të ketë sukses në bazë të meritës, përmes konkurrencës së lirë, dhe jo bazuar mbi çfarë mbiemri mban individi, apo cilat janë lidhjet e tij me pushtetin”- u shpreh Rama.

Kryesocialisti theksoi se zgjedhja për qytetarët shqiptarë është mes një rilindjeje shqiptare ose një rrënimi të mëtejshëm.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›