Jeta kulturore e kryeqytetit rigjallërohet në shtator
TIRANË- Stina e verës sjell dhe fundin e sezonit artistik. Jeta kulturore në vend ka lënë pas shfaqjet teatrore, operat, koncertet apo ekspozitat, duke krijuar kështu një sezon veror të plogësht dhe pak mundësi argëtimi për qytetarët apo turistët e huaj.
Në muajin shtator, kur Tiranës i rikthehet gjallëria nga qytetarët e kthyer nga pushimet verore, edhe jeta kulturore nis e gjallërohet.
Premiera e parë që pritet në muajin shtator në Teatrin Kombëtar, është drama ‘Amadeus’, shkruar nga Peter Shapffer, me regjisor Altin Bashёn dhe në rol protagonist Ndriçim Xhepën.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka përfunduar edhe ai shfaqjet e tij.
Në shtator pritet që ky institucion të shfaqë premirën në Shqipëri të operës ‘Flauti Magjik’, shkruar nga Moxart. Opera ‘Flauti Magjik’ do të interpretohet nga një kast artistësh të huaj dhe shqiptarë. Për këtë vepër pritet të vijë nga Gjermania regjisori i njohur Stefan Neugenbauer.
Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar ka përfunduar gjithashtu koncertet e saj, ku i fundit ishte ai me muzikë nga Moxart dhe Shostakovich, interpetuar nga Kuarteti harkor në hollin veror ‘Gjon Simoni’ të RTSH-së.
(atsh/BalkanWeb)