Greqi, vritet me thikë 17 vjeçari, nga bashkatdhetarët
KORFUZ- Një 17 vjecar shqiptar vdiq nga goditjet me thikë, që mori gjatë një përleshje me bashkatdhetarët e tij në Korfuz. Policia thotë se të rinjtë u përleshën me njëri-tjetrin në sheshin qendror të Korfuzit, mbrëmë rreth orës 21 00, për arsye ende të panjohura.
Njëri prej shqiptarëve, 17 vjeç, u godit për vdekje nga thika e një bashkëatdhetari me të njëjtën moshë. I riu i plagosur u dërgua në spital në Korfuz, por vdiq më vonë nga plagët e tij.
Policia po kërkon për autorët e krimit, pasi njeh identitetin e tyre, por nuk e bën të ditur.
(BalkanWeb)