E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeta luksoze e Madoff,me 823 milionë dollarë të ardhura

Financieri njujorkez, Bernard Madof, i cili ndodhet në burg që nga dita e enjte në pritje të dënimit të tij, së bashku me bashkëshorten e tij bënte një jetë luksoze dhe të ardhurat e tyre kapnin vlerën e 823 milionë dollarëve. Një gjë e tillë u mësua nga dokumentet e bëra publike nga gjykata. Këto dokumente bëjnë pjesë në dosjen e dërguar në Gjykatën e Apelit nga avokatët mbrojtës të Madof. Avokatët e tij kërkuan lirimin e financierit njujorkez, Bernard Madof, nën garanci financiare në pritje të dënimit të tij që do të jepet më 16 qershor. Sipas dokumenteve, Madof dhe bashkëshortja e tij Ruth kishin 22 milionë dollarë pasuri të patundshme si, apartamentin e tyre në Manhatan me vlerë 7 milionë dollarë, një shtëpi me vlerë një milionë dollarë në jug të Francës, një tjetër në Nju Jork dhe një shtëpi me vlerë 11 milionë dollarë në Palm Beach, në Florida. Lista tregon gjithashtu se Madof posedonte 10 milionë dollarë mobilje dhe vepra arti dhe një jaht me vlerë 7 milionë dollarë. Çifti Madof kishte gjithshtu dhe 2,6 milionë dollarë bizhuteri. Ruth Madof ishte pronarja e vetme e pjesës më të madhe të pasurive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›