Sekuestrohen 110 kg lende narkotike. Ishte fshehur mes cimentos
110 kilogram lënde narkotike e dyshuar marijuanë se është marjuanë janë kapur në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, e fshehur në një kamion që transportonte çimento. Drejtuesi I mjetit, Leonard Kelmendi dhe shoqëruesi I tij, Ram Nikci, të dy shtetas kosovarë, janë vënë në pranga nga policia e Kukësit.
“Sasia e lëndës narkotike ishte paketuar në tetë qese plasmasi në gjendje të tharë, e ngarkuar në automjetin tip MAN, kamioni me targa 0378 AJ me drejtues shtetasin kosovar Leonard Kelmendi, i cili u shoqërua në ambjentet e policisë Kukës, bashkë me shtetasin Ramë Nikci ” tha zëdhënësja e DPQK Suada Sula.
Lënda narkotike dyshohet të jetë blerë në Shqipëri dhe mendohet se Kosova ka qenë vendi tranzit pasi destinacioni i saj mund të ketë qenë një nga vendet fqinje të saj.