E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetë miliarderësh? Një jetë plot me frikë

Moskë- Nuk ka qenë një jetë përrallash. Përtej asaj që kanë shkruar sa herë gazetat, jeta e Irinës, ish gruaja e miliarderit rus Roman Abramovich ka qenë një ankth i vërtetë. Rrëfimin e ka bërë ajo vetë, në intrevistën e parë pas divorcit, dhënë për “Ok”.

“Jetoja në frikë të vazhdueshme për pesë fëmijët e mi”- ka thënë gruaja, e cila shton se i trembej rrëmbimeve. Cdo shëtitje ishte e pamundur të kuptohej sipas saj, pa shoqërimin e trupërojave. “Cdo vit që kalonte, jeta bëhej gjithmonë e më e fortë” – ka thënë Irina, duke saktësuar se pas divorcit ka marrë 150 milionë stërlina nga 11 miliardët e pasurisë së ish bashkëshortit.

Irina nuk ka dashur të komentojë marrëdhëniet e Roman me të fejuarën e tij të re, Daria Zhukova. “Gjëja më e rëndësishme është që fëmijëve të mi të mos u mungojë asgjë. Roman ka premtuar të kujdest për ta dhe për momentin e ka mbajtur fjalën” .

Irina e Roman Abramovich janë divorcuar shkurtin e shkuar, në kohën kur në tabloidëqarkullonin fotografi me të dashurën e re të “paperonit” rus, Darian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›