Pranga 30-vjeçarit, u kap me 8 doza drogë
Korçë- Ka përfunduar në prangat e policisë një 30-vjeçar në Korçë. Gjatë një kontrolli të uniformave blu, atij i janë gjetur me vete 8 doza hashash, të paketura e të bëra gati për shitje. Sipas burimeve të policisë, shtetasi Gentjan Valenti, 30-vjeç nga fshati Belorta i Korçës është arrestuar në flagrancë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në lagjen nr. 17 të qytetit, iu gjet një sasi lënde narkotike, e llojit kanabis sativa prej 8 dozash”- thanë burimet e policisë.
Pas kësaj personi ka tentuar që të largohet, por me ndërhyrjen e uniformave blu është bërë i mundur ndalimi i tij.
Ai u shoqërua në komisariatin e policisë dhe sipas burimeve do të përballet me akuzën e prodhimit dhe trafikim të narkotikëve.