E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetegjatesia shton rreziqet per kostot e pensioneve

Jetëgjatësia e popullësisë botërore shtron një problem të madh në qëndrueshmërinë e bilanceve publike përmes rritjes së shpenzimeve të pensioneve. Perspektivat e jetës zgjaten ndërkohë që implikimet financiare të të jetuarit më gjatë janë më të shumta. Nëse në 2050 jeta mesatare do të zgjatet me tre vjet më shumë se pritjet aktuale kostot e zgjeruara të plakjes së popullsisë shtohen me 50%. Është ky afirmimi i bërë nga FMN në parashikimet ekonomike botërore duke folur për rreziqet e jetëgjatësië. Rreziku më i madh i jetëgjatësisë lidhet me shtimin  e raportit borxh/prodhim i brendshëm bruto.
Nëse këto rreziqe nuk përballohen me shpejtësi mund të kenë një efekt të madh negativ  mbi sektorin publik dhe privat që aktualisht janë të brishtë. Fondi i fton qeveritë të reagojnë tani në reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore, të zgjatjes së moshës së daljes në pension duke shtuar nivelin e kontributeve dhe duke reduktuar pagat. Sipas institutit të uashingtonit në dhjetvjecarin e ardhshëm personat që do të plaken do të konsumojnë një kuotë në rritje të burimeve financiare duke rënduar në këtë mënyrë mbi llogaritë publike dhe private. Pavarësisht se kush paguan pension është i përgatitur për këtë mundësi, parashikimet janë bazuar në eksperiencat e mëparshme duke nënvlerësuar faktin se sa mund të jetonte një person. Një reformë thelbësore, lexohet në dokumentin e FMN-së, është që mosha e pensionit të rritet sëbashku me pritjet e jetës.
Personat  duhet të inkurajohen për të shtyrë momentin e daljes nga aktiviteti i punës, afirmojnë ekspertët e Uashingtonit. Kjo mund të ndihmojë në dy mënyra, thekson raporti i FMN-së. Nga njëra anë do të zgjatet periudha e akumulimit të burimeve dhe nga ana tjetër do të shkurtohet ajo në të cilën merren përfitimet. E nëse nuk mund të veprohet në këtë drejtim duhet të mundësohet një fleksibilitet  mbi performancën e institucioneve pensionistike, aty ku nuk mund të shtohen kontributet apo mosha e pensionit, performancat do të ulen thuhet ne raportin e “World Economic Outlook”. Për t’i dhënë një vëmendje më të madhe plakjes së popullsisë dhe rreziqeve që lidhen me jetëgjatësinë, kërkohen masa të nevojshme në rivendosjen e besimit mbi mbajtjen e llogarive publike dhe private.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›