E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i BSH per rritjen ekonomike

Banka e Shqipërisë, reflekton në raportin e saj vjetor për 2011-ën se sektori që dha më tepër kontribut në rritjen ekonomike të vendit, prej 3.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është pikërisht sektori i transportit.  

Në bazë të këtij raporti, i cili është depozituar tashmë ne Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të prezantohet nga guvernatori Fullani, kjo ecuri reflektoi kryesisht performancën më të mirë të transportit ajror. Një gjë e tillë lidhet me shtimin e lëvizjes së lirë, e cila kulmoi gjatë gjithë vitit 2011.

Në sektorin e shërbimeve, degët me kontributin më të lartë pozitiv në rritjen ekonomike vjetore rezultojnë dega e transprotit dhe ajo e tregtisë. Dega e transportit shfaqi ecurinë më pozitive krahasuar me dëgët e tjera të këtij sektori gjatë nënëmujorit. Rritja në këtë sektor, prej 18. 7 për qind është me larta e regjistruar ne 5 vitet e fundit. Për sa i përket degës së tregtisë, ndikim pozitiv ndikim pozitiv kanë pasur aktivitete e tregtisë, mirëmbajtjes e riparimit të automjeteve dhe motoçikletave, si dhe tregtia me shumicë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›