E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e digave

Marrëveshja që i hap rrugën një kredie prej 15.5 miilionë euro për sigurinë e digave, mjaftoi sot në Kuvend për të hapur debatet mes deputetëve, në lidhje me sistemin energjetik. 

Deputetët e opozitës e mbështetën e marrëveshjen dhe e  konsideruan të rëndësishme, por u shprehën njëzëri se sistemi energjetik po degjeneron nga dita në ditë.

Pretendimeve të opozitës, misnitri i Energjetikës, Nasip Naço iu është përgjigjur duke dhënë detaje në lidhje me kredinë në fjalë, e cila nënshkruhet me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim. Ministri Naço akuzoi deputetët e opozitës se janë duke lobuar me kompani private në këtë sektor, sikurse është CEZ.

Në seancën plenare të radhës u miratua edhe marrëveshja e fundit e kredisë për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan me Fondin e OPEC-ut.

  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›