Matura Shtetërore, nesër provimet me zgjedhje
30 mijë maturantë në të gjithë vendin do ti nënshtrohen nesër provimeve me zgjedhje. Testi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta dhe maturantët do tu përgjigjen tezave të cilat përmbajnë pyetje me alternim dhe me zhvillim.
TIRANË- 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do ti nënshtrohen nesër provimeve me zgjedhje në mënyrë që më pas të kenë mundësi të plotësojnë formularin A2 për të renditur degët që preferojnë për të fituar të drejtën e studimit në universitet.
Testi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta dhe maturantët do tu përgjigjen tezave të hartuar nga specialistët të cilat pritet të dalin nga ngujimi ditën e nesërme, pasi të ketë nisur provimi.
Sipas Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve specialistët e ngujuar do të hartojnë rreth 12 teste, për lëndët matematikë, gjuhë shqipe, fizikë, kimi, biologji, histori, gjeografi, njohuri për shoqërinë, ekonomi, filozofi, anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht.
Tezat përmbajnë pyetje me zhvillim dhe me alternativa.
(e.n/ata/BalkanWeb)