KQZ "Ok" ndarjes se mandateve per deputete për 2 qarqe
TIRANË- KQZ miratoi sot në mesditë me votë unanime vendimet për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Korçës dhe Qarkun e Gjirokastrës.
Sipas vendimeve, 12 mandatet e Qarku të Korçës ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve; 6 i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 6 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim".
Ndërsa për Qarkun e Gjirokastrës shpërndarja e mandateve, sipas vendimit të KQZ-së, është: koalicioni "Aleanca e ndryshimit" 2 mandate dhe koalicioni "Bashkimi për ndryshim" 3 mandate.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në Qarkun e Korçës ishin regjistruar 264.492 zgjedhës, ndërsa funksionuan 421 qendra votimi, të grupuara në 7 KZAZ.
Ndërsa në Qarkun e Gjirokastrës figuronin 121.683 zgjedhës të regjistruar në listat e votimit, ndërsa u ngritën 285 qendra votimi, të grupuara në 3 KZAZ.
Kodi Zgjedhor (neni 162) parashikon që jo më vonë se tre ditë nga përfundimi i procesit të ankimimit kundër vendimit të rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, bazuar mbi numrin e votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore.
Sipas Kodit, nga shpërndarja e mandateve përjashtohen partitë politike që konkurrojnë më vete dhe që kanë marrë më pak se 3 % dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5% të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse.
Po sot, KQZ miratoi me 4 vota pro dhe 3 kunder tabelen permbyllese te rezultateve per qarkun e Vlores, ndersa shtyn per disa ore mbledhjen per miratimin e tabelave per qarkun e Lezhes. Miratimi i këtyre tabelave shënon dhe përmbylljen e rezultateve përfundimtare për të 12 qarqet e vendit..
(d.b/BalkanWeb)