Olli: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, në fillim të muajit gusht
TIRANË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, deklaroi të enjten se "në rast se do të konsumohen të gjitha hapat e kërkesave ankimore, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit do të shpallet në fund të muajit korrik, ose në ditët e para të muajit gusht".
Në një prononcim për mediat, zoti Olli u shpreh se "për sa i përket afateve kohore të ndjekura në këto zgjedhje, jemi shumë më herët se të gjitha zgjedhjet e mëparshme".
"Nuk mund të bëjmë krahasime mes zgjedhjeve të përgjithshme për në Kuvend dhe zgjedhjeve vendore. Por në rast se e krahasojmë me zgjedhjet e kaluara parlamentare, mund të themi se kemi përmirësime të ndjeshme për shkak të zbatimit të Kodit të ri Zgjedhor", u shpreh zoti Olli.
(d.b/BalkanWeb)