Shqiperia ne black out
Demtime te linjave te tensionit te larte dhe nderprerja e energjise ne shume zona te vendit kane qene pasojat e motit te keq, qe ka perfshire te gjithe vendin.
Per shkak te motit te keq qe ka perfshire vendin kane mbetur pa energji disa komuna te Beratit dhe Skraparit, qyteza e Divjakes dhe disa komuna perreth saj. Ne erresire jane te zhytura disa fshatra ne Korce, Qafe Thane, Pogradec dhe Bilisht, ashtu si dhe qytetet e Peqinit, Burrelit dhe Peshkopise. Po ashtu si pasoje e debores temperaturave te uleta dhe ererave eshte demtuar linja 110 kilovolt Vojkin-Peshkopi, duke lene pa energji disa zona ne verilindje si Bulqiza, Golloborda, Shupenza, Klosi dhe Mirdita. Eshte demtuar gjithashtu linja Rradhime-Orikum dhe Kuc-Himare. Si pasoje e rrezimit te shtyllave te energjise elektrike, pa drita kane mbetur edhe disa fshatra te Librazhdit dhe Gramshit. Nderkohe, probleme ka patur me energjine elektrike edhe ne qarkun e Kuksit. Demtime ka patur edhe ne linjen 6 kilovat Vlore-Fier.