Tiranë, policia, pranga 4 personave për posedim droge e vjedhje
Në sajë rë një operacioni të seksionit Kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës u bë arrestimi I shtetast Xhiljol Skënder Hoxha, 23 - vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të vjedhjes. 23 vjecari u kap në flagrancë tek sheshi "Shtraus" në afërsi të Xhamllikut, ku gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar, atij ju gjetën në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva, me peshë 1085.4, gram, e cila ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas hetimeve të kryera rezultoi se shtetasi Xhiljol Hoxha, furnizohej me bimë narkotike cannabis sattiva me destinacion shitjen e saj, nga disa bashkëmoshatar të tij në Maminas Durrës, dhe më pas e shpërndante me qëllim përfitimi në Tiranë. Aktualisht nga strukturat e antidrogës së Policisë së Tiranës, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Po dhe nga ky seksion u krye arrestimi nga specialistët e seksionit Kundër Drogës i shtetasit Genti Sabri Tahiri, 33 - vjecc, banues në Tiranë i dënuar më parë për plagosje të rëndë dhe armëbajtje pa leje. Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 21.00, është kapur në flagrancë, në rrugën "Haki Stërmilli" në Kombinat, ku gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ju gjetën14 copa letre, ku brenda tyre gjendej një sasi pluhuri, me peshë 3 gram e dyshuar si lëndë narkotike Heroinë. I dyshuar për konsumim të veprës penale të vjedhjes, specialistët e seksionit kundër vjedhjeve ndaj biznesit kryen ndalimin e shtetasit Arben Hasan Muka, 28 - vjevc, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim më datë 17 shkurt 2009, është autor i disa vjedhjeve në qytetin e Tiranës.Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, mundësuan kapjen e shtetasit në kërkim Daniel Xhelal Gojashi, 23 vjecc, lindur në Berat dhe banues në Tepelenë, i dënuar më parë, për trafikim të lëndëve narkotike. Kapja e tij u realizua në afërsi të rrugës së Kavajës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastrës, me vendim të datës 04 nëntor 2008, e ka dënuar me 6 - vjet burg.