"Rexhina", te pandehurit " kemi qene te izoluar kur kane ndodhur vjedhjet"
Tirane- Tre nga te pandehurit e akuzuar per vjedhje me arme te makinave luksoze kane kerkuar dje pafajesine e tyre. Perpara Gjykates se Krimeve te Renda ata kane argumentuar se jo vetem qe jane te pafajshem, por qe i penduari i ketij grupi, ne te gjitha deklarimet e tij ka genjyer. Avokati mbrojtes i te pandehurit Edmond Neza ka bere me dije gjykaten se klienti i tij akuzohej per disa episode te vjedhjeve te makinave midis tyre edhe te pronarit te Palmes se Arte apo te kengetares Ermiona Lekbello. Sipas tij Neza ne ate periudhe ka qene i burgosur dhe nuk ka mundesi qe te jete autori i ketyre dy episodeve per te cilat edhe akuzohet. Mbrojtja i ka shpjeguar trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit, Bardhyl Dhama se klienti i tij kishte tentuar te kryente vetem, nje vjedhje per te cilen i kerkon dhe falje gjykates, pikerisht behet fjale per grabitjen me arme te automjetit me targa OH 821 IA ne pronesi te shtetasit Zeqir Polloshani. Avokati mbrojtes i te pandehurit Gentian Neza ne konkluzionet e tij perfundimtare i ka bere me dije gjykates se klienti i tij mbahej ne burg ne saje te disa thenieve te te penduarit i cili ne deklarimet e tij shprehej ne baze te dyshimeve. Per kete ai i ka kerkuar gjykates shpalljen e pafajshem te klientit te tij. Te njejten gje ka kerkuar edhe avokati mbrojtes i te pandehurit Dritan Hamitit. Ndersa mbrojtja e te penduarit Erlind Taullaj ka kerkuar nga gjykata nje denim me te bute, per vet faktin se klienti i tij ishte ai qe kishte treguar te gjithe veprimtarine e kesaj organizate kriminale, funksionim e saj si dhe menyren sesi grabiteshin makinat luksoze. Te pandehurit akuzohen per 7 episode te vjedhje me dhune te makinave luksoze ne kryeqytet dhe ne disa rrethe.
Dy seanca me para prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 18 vjet burg secili per te pandehurit Edmond e Gentian Neza, 5 vjet e 4 muaj per te pandehurin Dritan Hamiti dhe 4 vjet burg per te penduarin Erlind Taullaj. Keta te fundit do te perfitojne edhe nje te treten e uljes se denimit pasi gjykohen me gjykim te shkurtuar.
Dy seanca me para prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 18 vjet burg secili per te pandehurit Edmond e Gentian Neza, 5 vjet e 4 muaj per te pandehurin Dritan Hamiti dhe 4 vjet burg per te penduarin Erlind Taullaj. Keta te fundit do te perfitojne edhe nje te treten e uljes se denimit pasi gjykohen me gjykim te shkurtuar.