Thyhet bankomati i "Reiffeisen Bank"
Elbasan- Qellohet me gure dhe mjete te forta bankomati i "Reiffeisen Bank" ne Elbasan. Persona ende te paidentifikuar nga policia kane thyer xhamin e monitorit dhe kane demtuar pjesen ballore te bankomatit, ne pallatin nr. 10, ne lagjen "Dyli Haxhire". Demtimi eshte konstatuar dje ne mengjes nga punonjesit e deges se "Reiffeisen Bank", qe punojne ne kete zyre. Ata kane njoftuar policine dhe ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka kryer veprimet perkatese. Ende nuk jane te qarta shkaqet e thyerjes se bankomatit. Burime nga filiali i kesaj banke nuk bene te ditur humbje financiare. Megjithate grupi hetimor ka ngritur dy pista kryesore, ate te thyerjes se tij nga ndonje klient qe nuk ka mundur te marre te hollat dhe te demtimit te qellimshem per ta grabitur.
F.S.
F.S.