E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri: Olta më ka provokuar

Mes banorëve fillon të diskutohet marrëdhënia e Oltës me Jetmirin gjatë javës që ishin në nominim në shtëpinë e re. Jetmiri pohon se është ndier i provokuar nga Olta, ndërsa shprehet se ai vetë i kishte pjesë të lojës veprimet që bënte kundrejt saj. Në anën tjetër, Olta pretendon se ka qenë Jetmiri i tërhequr prej saj

Debatet dhe thashethemet kanë qenë gjithnjë më të pranishme mes banorëve të ndarë në grupe. Sigurisht që marrëdhëniet mes çifteve të krijuara vazhdojnë të jenë mjaft të diskutueshme.

Bertina, e prekur nga debatet, përlotet

Pas disa debateve të forta, banorët si gjithmonë nisin të komentojnë dhe të sqarohen me njëri-tjetrin për fjalët, apo veprimet e kryera gjatë debateve. Bertina dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit, ku vajza nis një diskutim me Klodin. Gjatë kohës së debateve, mes Bertinës dhe Klodit shkaktohet një zënkë. Para disa kohësh, Bertina i kishte kërkuar Klodit një opinion për Oltën dhe këtë gjë Klodi e thotë përpara të gjithëve, duke i kërkuar Bertinës që t’ia thotë edhe Oltës në sy. Bertina, e kapur në befasi, i thotë Klodit se ajo nuk kishte dashur që të bënte thashetheme për Oltën, por qëllimi i bisedës së saj kishte qenë diku tjetër. Klodi i thotë që të sqarohet me Oltën, por Bertina e cila me këtë të fundit nuk ka marrëdhënie të mira, largohet nga debati. Tashmë Bertina dhe Klodi nisin një bisedë tjetër në dhomën e gjumit për të sqaruar zënkën. Klodi insiston në mendimet e tij që Bertina duhet t’ia thotë gjërat hapur Oltës dhe jo të diskutojë për të me banorët e tjerë. Bertina nga ana tjetër, e kundërshton duke i thënë se ajo nuk kishte si qëllim të fliste për Oltën, por thjesht të njihte Klodin nëpërmjet disa prej mendimeve dhe opinioneve të tij. Teksa sqarohet, Bertina preket dhe madje përlotet.

Rezi: “Miri, të lutem mos më lëndo”

Pas një kohe të gjatë qëndrimi në distancë, Jetmiri i afrohet Rezartës dhe e pyet se çfarë ka që rri e mërzitur. Rezarta i thotë se ajo nuk ka asgjë, por sipas vajzës, është Jetmiri ai që ka diçka, pasi i ka qëndruar gjithë ditën larg. “Nëse ka diçka që nuk shkon, ma thuaj”, i thotë Rezi dhe më pas shton se mes tyre mungon pak komunikimi. Ndër të tjera, Rezarta i thotë Mirit “sido që të shkojë loja, veç të lutem mos më lëndo”. Më pas ajo shton: “nganjëherë nuk e kuptoj nëse jemi bashkë, apo jo, sepse ti je shumë larg”. Biseda vazhdon rreth lidhjes së tyre. “çfarë mendon se na lidh ne të dyve?” - e pyet Jetmiri Rezin, e cila i përgjigjet se “ndoshta ka të bëjë edhe fiziku”. Më pas Jetmiri e pyet nëse Rezi do të pranonte që të lidhej me të, nëse do të ishin jashtë dhe Rezi i përgjigjet “Po”. Jetmiri fillon të flasë për lidhjen që ai ka pasur jashtë dhe sjelljen e tij në këtë lidhje duke theksuar se do, që vajzës që ka pranë, t’i tregojë fillimisht të metat e tij dhe pastaj anët e mira, për të kuptuar nëse vajza e pranon atë si person.

Jetmiri: “Jam ndier i provokuar nga Olta”

Banorët organizojnë një lojë ku Enxhi këndon dhe përdor emrin Nina, e cila do të luante rolin e një protagonisteje ne një emision. Gjatë lojës, Jetmiri dhe Rezarta ndërpresin bisedën e tyre dhe bashkohen me banorët e tjerë. Loja mbaron dhe banorët nisin të bëjnë komentet e tyre. Rezarta pyet Domenikën për marrëdhënien e Jetmirit me Oltën, duke u nisur nga një klip ku Domenika fliste për Oltën që provokonte djemtë. Domenika shpjegon se kjo nuk kishte lidhje me Mirin, por ishte vetëm një rast nervozizmi i Domenikës dhe thënia e saj është keqkuptuar. Olta thotë se ka qenë Jetmiri ai që ka thënë se ndiente për Oltën duke u shprehur “Miri ishte ai që kishte thënë se Olta i shkaktonte të dridhura”. Rezarta mbron Jetmirin, ndërsa Olta dhe Domenika e sqarojnë se Olta nuk ka pasur ndjenja të tilla për Jetmirin, por ka qenë Miri ai që i është afruar gjithmonë Oltës. Më pas Rezarta shkon në tavolinën e ngrënies dhe bisedon me Jetmirin për marrëdhënien e tij me Oltën. Miri i thotë se ai e kishte deklaruar në shtëpi se me Oltën po bënte lojë dhe kjo do të dalë me kalimin e kohës. Rezarta e pyet për klipin që u transmetua gjatë spektaklit ku Jetmiri ishte protagonist mes vajzave. Jetmiri shpjegohet se ka qenë vetëm lojë, “unë e bëra atë të mendonte se unë ndieja për të”, thotë ai duke iu referuar Oltës. Kika: “Nominohen ata që kanë ç’të japin, mbetet llumi”

Bertina është e mërzitur dhe po qëndron e vetme jashtë, ndërsa të tjerët hanë darkë. Ajo është mërzitur për debatet që pati kryesisht me banorët e rinj, gjatë kohës së planifikimit të buxhetit. Jashtë del Kika dhe bisedon me vajzën për sjelljen e banorëve të rinj në shtëpi. Bertina thotë se tashmë në BB nuk është më ajo marrëdhënia që ka qenë dikur, tashmë ka vetëm provokime e intriga. Më pas ai shprehet se është i frikësuar, pasi këtë herë janë të nominuar kandidatë të fortë duke u shprehur “janë nominuar njerëz që kanë çfarë të japin dhe ka mbetur ai llumi”.

Bertina dhe Erioni, të mërzitur

Erioni dhe Bertina, edhe pse qëndrojnë të dy në kopsht, mbajnë distancë nga njëri-tjetri. Me ta ndodhet edhe Eduardi e tre të rinjtë pinë cigare. Edi vë re që diçka nuk shkon mes çiftit, por pret momentin kur Erioni largohet për pak çaste dhe pyet Bertinën. Ajo i lë të kuptojë se u ka mbetur qejfi me njëri-tjetrin. “Duhet të mbaj pozicionin që më takon që të arrij të kuptoj disa gjëra”, shprehet ajo duke iu referuar Erionit. Edi interesohet për gjendjen e tyre dhe pyet nëse është xhelozi, por Bertina e mohon. Biseda e tyre merr fund pasi kthehet Erioni e pas tij vijnë edhe banorët e tjerë.

Një surprizë romantike për Domenikën

Enxhi është duke përgatitur një surprizë për dikë. Ajo rend nëpër shtëpi duke marrë sende të ndryshme të nevojshme për të arritur qëllimin e saj. Asnjë nga banorët nuk po e kupton se çfarë po bën dhe hamendësojnë disa alternativa ku më kryesorja është ajo e përgatitjes së një surprize për Jetmirin. Ajo bashkëpunon me Seldin, pasi të dy po i përgatisin një surprizë Domenikës, por me nismën e saj. Seldi përgatitet edhe vetë, vishet bukur duke marrë mendimin e Enxhit dhe të Klodit. Sipas planit, Seldi i thërret Domenikës, e cila është duke hekurosur në tualet dhe e fton që të dalin jashtë në kopsht për të diskutuar disa gjëra. Enxhi që shkon pas tij, insiston që rrobat e Domenikës i vazhdon ajo. Ata dalin në kopsht ku Domenika befasohet nga surpriza për të. Ata ulen veç në një tavolinë në kopsht mbi të cilën ndodhen disa qirinj dhe gota të mbushura me birrë, një atmosferë romantike. Domenika duket e kënaqur nga kjo gjë. Seldi i thotë se të gjitha i ka bërë me ndihmën e Enxhit dhe shton se të dy, ai dhe Domenika, do sillen si dy miq e do bëjnë biseda si mes miqsh. Seldi shprehet se Enxhi është një vajzë shumë e mirë dhe me të i ka sqaruar të gjitha e i ka shprehur gjithçka që mendonte për të. Domenika thotë se po i pëlqen kjo surprizë e Enxhit dhe se e vlerëson për këtë gjë. Përveç bisedave të përgjithshme, Seldi nuk reziston pa diskutuar edhe situatën që është krijuar mes tyre dhe lidhjen që kishin. Ai shprehet se edhe pse kanë mbetur miq dhe qëndrojnë kaq afër, kjo nuk do të thotë se mes tyre s’ka më ndjenjë e përfundon me aq. Ajo ia kthen se i pëlqen se si janë tani, kështu miq. Seldi shprehet se dëshiron që të lidhen sërish dhe të dy flasin me nënkuptime si për momentet që kanë jetuar ashtu dhe për ato që mund të jetojnë, por pa i dhënë një rrugëzgjidhje gjendjes së tyre.

Thashetheme për Bertinën

Katër të rinjtë, Bledi, Olta, Klodi dhe Domenika bëjnë thashetheme për Bertinën. Sipas tyre, ajo është xheloze për veten, jo për Erionin dhe çdo gjë e bën për të qenë në qendër të vëmendjes. Ata tregojnë disa raste kur ajo e ka shprehur hapur këtë gjë me anë të veprimeve. Sipas Oltës, ajo nuk komplimentohet nga asnjë dhe ndaj për këtë i vjen inat. Klodi tregon për zënkën që patën gjatë bërjes së buxhetit të javës. Ai tregon se i erdhi shumë inat me Bertinën, pasi ajo nuk shënoi një artikull, kos, kur ai ia kërkoi, por shënoi krem për duart. Ai mendon se ushqimi është kryesor dhe është për të gjithë e ndaj është më i rëndësishëm se dëshirat vetjake. Të katërt banorët mendojnë se Bertina është egoiste dhe çdo gjë e mendon vetëm për veten. Sipas Bledit, ajo do veç të krijojë ambientin e vet e ndaj ka sjellje të tilla prej egoizmi. “Ajo bën çdo gjë vetëm për të rënë në sy”, insiston Olta dhe Domenika e pohon, ndërsa Olta shton se ajo ka ardhur me idenë se në shtëpi nuk do kishte asnjë rivale. Ata flasin edhe për lidhjen e saj me Erionin e Olta mendon se lidhja me të, ishte guri i vetëm që mund të bënte ajo në shtëpi.

Thashetheme për grupin tjetër

Bertina, Erioni, Jetmiri, Rezarta dhe Hakiu janë mbledhur të gjithë bashkë në dhomën e gjumit. Ata diskutojnë për tema të ndryshme, por edhe bëjnë thashetheme për banorët e tjerë. Bertina shprehet se Klodi nuk është ai tipi i mirë që pretendon Miri, por është shumë i djallëzuar. Hakiu mendon se këtë javë është bërë plani që të sulmohet ai, por Miri habitet dhe thotë se shënjestra është bërë ai e jo Kika. Për të vërtetuar këtë, ai tregon se sulmuan Rezartën, pikërisht për të arritur tek ai. Të njëjtën gjë pohon edhe Erioni për Bertinën. Miri tregon se Ada nuk i ka pëlqyer asnjëherë dhe për më tepër nuk i pëlqen që është bashkuar me Oltën. Bertina shpreh mospëlqim për Enxhin, Miri thotë se nuk do që ajo të rrijë me Adën dhe Oltën se ato mund t’ia kundërvënë, ndërsa Rezi mendon se Enxhi është budallaqe dhe ia nxjerr fjalët kollaj kur e pyet. “Ajo është djalli vetë!”, thotë Miri dhe këtë e pohon edhe Erioni.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›