E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri dhe Hakiu sqarohen

14/02/10 09:06

Jetmiri dhe Hakiu përfitojnë nga rasti dhe sqarohen për cështjen e intrigave që kishte krijuar Miri dhe Gjimi. Kika i thotë në sy se ai ka vepruar gabim dhe se ka bërë një lojë të pistë pas krahëve të tij, por Jetmiri justifikohet se kishte vënë re se ishte formuar një grup dhe se Gjimi ishte duke mbledhur informacione nga të dyja anët, ndaj kishte menduar që ti frynte pak zjarrit e ta përdorte këtë situatë edhe në anën e vetë. Jetmiri pranon se ka luajtur dhe se disa fjalë kanë dalë prej tij, por e ka bërë qëllimisht për të nxjerrë në dukje fytyrat e vërteta të disa banorëve. Ai shprehet se Kika duhej ta kishte kuptuar lojën e tij, ndërsa Kika i thotë se nuk e priste që kjo lojë e pistë të zhvillohej prej Mirit, por prej Gjimit. Miri thekson se e ka bërë lojën jo në kurriz të tij, madje Hakiu prej kësaj loje ka dalë më me vlera pasi publiku pa tek ai një njeri të fort, me sedër, dinjitet, impulsiv, një njeri që reagon menjëherë për një padrejtësi. Ti ke kushtëzuar lojën dhe pozicioni jot është forcuar më shumë që pas asaj dite- thotë Miri i cili shprehet se kishte menduar që të mund ta bënte vetë këtë gjë, por debatet mes tij dhe të tjerëve nuk ia lejonin këtë gjë. Kika mendon se fakti që i ra me grusht tavolinës, mund ti kushtonte eleminimin, por Miri thotë se nuk ishte dicka e tepruar dhe shton se sjellja e Kikës pas këtij debati coi në nxjerrjen e fytyrave të vërteta të disa banorëve. Ai përmend se pas debatit, me Kikën u afruan Domenika, Valentina, Pamela dhe Seldi. Unë arrita të të nxjerr një pjesë të karakterit që të ka cuar në këtë pozicion ku je- i përsërit Miri fjalët e thëna edhe më parë. Kika insiston në mendimin e vetë se Miri duke u bërë me Gjimin, kishin ndërmend që tia punonin pas krahëve atij, por Miri thotë se ishte një lojë ku edhe ai edhe Gjimi po përpiqeshin që të luanin me njeri-tjetrin ku njëri prej tyre do të dilte mbi tjetrin. Ai shton se e respekton Kikën dhe e quan lojtar të fortë dhe se nëse nuk do ti interesonte si personazh, atëherë nuk do ta merrte mundimin të sqarohej me të.
Dy banorët tregojnë gjithashtu se kanë nominuar njeri-tjetrin ku Kika thotë se e nominoi me arsyen se Miri ishte shprehur që kur të jetë në nominim do bëjë lojë të vërtetë dhe ndërkohë javën e kaluar ka qënë pasiv, ndërsa Miri tregon se e ka nominuar me arsyen se është konkurent i fortë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›