E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Slloveni, optimist per zgjidhjen e krizes

Diten qe ne Tirane u hap dialogu Berisha-Rama, nen perkujdesjen e presidentit Topi, numri dy i qeverise, Ilir Meta ishte ne nje vizite zyrtare ne Slloveni me detyren e shefit te diplomacise.
Ne njoftimet zyrtare situata aktuale politike ne Shqiperi, nuk permendet si teme bisede me homologun slloven, Samuel Zhbogar. Por zoti Meta, i pyetur nga mediat vendase, beri vleresimin e tij per bojkotin e opozites, duke kufizuar optimizimin e tij per zgjidhjen e  krizes brenda kornizes ligjore dhe kushtetuese.Ne takimet me ministrin e Jashtem, Zhbogar, kryetarin e Parlamentit dhe presidentin e Sllovenise, Danilo Turk, dy ceshtjet me kryesore te diskutuara ishin mbeshtetja sllovene per integrimin europian te Shqiperise dhe liberalizimi i shpejte te vizave. Aspekti i bashkepunimit ekonomik ishte nje teme tjeter e bisedimeve te zotit Meta me autoritetet sllovene dhe dy vendet, jane angazhuar te nxisin sipermarresit sllovene te investojne ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›